Ahmetaj: Ekonomia në rritje, por është e kërcënuar nga risku politik

Ahmetaj: Ekonomia në rritje, por është e kërcënuar nga risku politik
Ekonomia shqiptare po shënon rritje të saj në vazhdimësi, por paraqitet e kërcënuar nga risku i zhvillimeve politike. Një fakt të tillë e ka bërë dje me dije ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit, situata aktuale në të cilën gjendet vendi paraqitet me rrezik për ecurinë e ekonomisë. Duke iu referuar konkretisht opozitës dhe protestës së saj nën një çadër prej muajsh, për të cilën sipas tij, kjo paraqet një ndikim të madh tek ekonomia e vendit. “Sot çadra është armiku numër një i mirëqenies së qytetarëve. Mungesa e kauzës, mungesa e vizionit, refuzimi për dialog i çadrës, patjetër që ndikon në ekonomi”, vlerësoi në fjalën e tij kreu i financave shqiptare. Për t’iu referuar më tej një takimi që është bërë vetëm pak javë pas nisjes së protestës së opozitës, nga ana e disa shoqatave të biznesit, të cilat sipas Ahmetajt, u kanë parashtruar drejtuesve të saj kërkesën për dialog, pasi mungesa e tij sipas tyre, ushtron ndikim në ekonominë e vendit.

“Është bërë një takim konkret me çadrën dhe i është kërkuar që të stopojë tentativën për të destabilizuar vendin. Refuzimi për dialog i çadrës patjetër që ndikon në ekonomi, ndikon tek konsumatorët, ndikon tek sipërmarrja, ndikon tek planet e investimit, ndikon tek imazhi i vendit. Mungesa e kauzës, mungesa e vizionit, refuzimi për dialog i çadrës, patjetër që ndikon në ekonomi”, sqaroi ai.

Për të vijuar më tej me faktin se “mungesa e kauzës, mungesa e vizionit, refuzimi për dialog i çadrës, patjetër që ndikon në ekonomi”.

Në fund, ministri Arben Ahmetaj përmendi edhe argumentin e taksimit që pretendon të kthejë opozita nëse vjen në pushtet, atë të sheshtë, duke mbrojtur më pas taksimin progresiv.

“Deklarimi i çadrës për një taksë të sheshtë prej 9% ka në themel rrënimin e qytetarëve. Taksimi 9% do të thotë që këto 500 milionë dollarë t’u hiqen atyre nga xhepat. E thënë shkurt, të votosh sot për çadrën do të thotë që t’i heqësh vetes dhe familjes nga xhepi 500 milionë dollarë”, kritikoi Ahmetaj para gazetarëve.

“Është bërë një takim konkret me çadrën dhe i është kërkuar që të stopojë tentativën për të destabilizuar vendin. Refuzimi për dialog i çadrës patjetër që ndikon në ekonomi, ndikon tek konsumatorët, ndikon tek sipërmarrja, ndikon tek planet e investimit, ndikon tek imazhi i vendit. Mungesa e kauzës, mungesa e vizionit, refuzimi për dialog i çadrës, patjetër që ndikon në ekonomi. Mungesa e kauzës, mungesa e vizionit, refuzimi për dialog i çadrës, patjetër që ndikon në ekonomi”.

Investimet e huaja, Kina po zë ndër vendet më kryesore

Kina është kthyer në një nga shtetet më prezente në investimet e huaja direkte në vend, ndërsa akoma nuk kemi parë akoma investime të tipit Mali i Zi në turizëm. Këto kanë qenë dy faktet kryesore që ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka përmendur dje në lidhje me ecurinë e investimeve të huaja direkte në vendin tonë, referuar këtu edhe situatës më të fundit politike në vend. “Investimet në sektorin e naftës që kanë patur një nivel prej 52% kanë zbritur në nivelin prej 19%, të zëvendësuara nga projekte energjie”, ka shtuar ai. Për të theksuar më tej se vendet si Italia dhe Austria vazhdojnë që të jenë në krye të listës së investimeve të huaja direkte në vend. Kujtojmë sakaq se të dhënat më të fundit të referuara për IHD-të në rang vendi, tregojnë që për vitin 2016 janë regjistruar rreth 1.323 kompani, të cilat janë aktive dhe operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare dhe origjinën e investimit e kanë nga Italia, Greqia, Turqia, etj. Dhe se krahasuar me vitin paraardhës kemi një rritje prej +25%, ndërsa krahasuar me vitin 2014, rritja është +43%.

Qëndrimi, edhe në seancën e fundit plenare Ahmetaj e kritikoi çadrën

Që ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj opozitës dhe çadrës së ngritur prej saj para Kryeministrisë, këtë ai e ka treguar edhe gjatë seancës së fundit parlamentare për legjislaturën VIII. Kështu, teksa u ndal rreth situatës politike në vend, gjatë fjalës së tij në këtë seancë parlamentare, ai pohoi sërish faktin se sipas tij, “ajo që ndodh tek çadra, e rëndon imazhin e Shqipërisë”. “Jo vetëm vonon Vettingun, por i tremb konsumatorët, i tremb investitorët, i tremb sipërmarrësit, e për këtë është e qëllimtë. 3.46% rritje nuk është shumë, por është shumë më shumë se çfarë ishte në 2013”, tha atëherë ministri Ahmetaj.

“Edhe pse vit elektoral, të ardhurat arritën që të jenë në sufiçit”

Teksa ka bërë një përmbledhje të situatës ekonomiko-financiare në katër muajt e parë të këtij viti, ministri Arben Ahmetaj ka pohuar se treguesit e saj kanë rezultuar pozitive, krahasuar me vitet e kaluara dhe se të ardhurat e siguruara në buxhetin e shtetit kanë qenë maksimale, duke arritur madje në sufiçit. Sipas tij, të ardhurat financiare për 8-mujorin e parë të vitit 2016, janë rritur krahasuar me një vit më parë. “Të ardhurat nga cigaret kanë rritje 19%, vera 14%, pijet energjike 13% dhe karburantet 3.2%”, tha ai . Rezultate këto që sipas kreut të Financave, i adresohen reformave të kryera deri tani. “Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë 2017  shënoi rritjen më të madhe ekonomike në 5 vitet e fundit me 2.96%”, shtoi ai.

Reforma në drejtësi, instrument për të çliruar potencialin e vendit

Reforma në drejtësi ka për të qenë një instrument për të çliruar potencialin ekonomik të vendit. Ka qenë ky një tjetër pohim i bërë dje nga ministri i Financave, Arben Ahmetraj, gjatë daljes së tij publike para medieve. Duke shtuar në këtë aspekt se politika dhet të paraqitet këmbëngulëse për reformën në drejtësi, pikërisht për të siguruar zhvillimin e vendit. “Kjo reformë do të sjellë ndryshime edhe më të mëdha”, tha ai. Duke shtuar më tej se ajo renditet krahas reformave të tjera financiare që janë realizuar në vend, të tilla si ajo në pensione dhe në sistemin energjetik të vendit. “Taksa progresive është një përpjekje serioze për të ulur pabarazinë. Kemi lënë mbrapa një krizë të rëndë të ekonomisë. Ishin shkatërruar themelet e shtetit, respektimi i ligjit, pagesa e taksave. Jemi këmbëngulës për reformat dhe zhvillimin e vendit”, deklaroi mes të tjerash ministri Ahmetaj.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: