Aksident në Lezhë, makina përplas të moshuarin

Aksident në  Lezhë,  makina përplas të moshuarin
Një këmbësor është përplasur nga një automjet në aksin Lezhë- Shkodër, duke e lënë atë të plagosur.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Policia njofton  se  i plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjoka 73 vjeç, i cili është goditur nga makina në momentin që ishte duke kaluar superstradën. I moshuari është dërguar në spital në gjendje rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: