Aksident në Tiranë, plagosen dy persona

Aksident në Tiranë, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Si pasojë e këtij aksidenti  nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë derguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë mos respektimi i semaforit, nga njëri prej mjeteve.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të  kësaj ngjarje. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: