Aktori që luajti James Bond ndahet nga jeta

Aktori që luajti James Bond ndahet nga jeta
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, aktori Roger Moore, i njohur për rolin e agjentit James Bond. Teksa shkak i vdekjes së tij mësohet se ka qenë sëmundja e kancerit.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se babai ynë i dashur Sir Roger Moore, ka vdekur sot pas një beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin. Dashuria me të cilën ai na ka rrethuar ditët e fundit të jetës së tij është kaq e madhe sa nuk mund ta përshkruajmë me fjalë”, kanë komunikuar familjarët e tij në rrjetet sociale.

/n.e/

Foto: Roger Moore (Youtube)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: