Aktorja e pornos kafshohet nga peshkaqeni nën ujë (Video)

Aktorja e pornos kafshohet nga peshkaqeni nën ujë (Video)
Ishte e impenjuar në një shërbim fotografik në ujërat e oqeanit dhe sulmohet nga një peshkaqen, por u shpëtua në kohë.

Protagonistja e kësaj aventure të keqe në detin e Floridas, quhet Molly Cavalli dhe është një pornostar, e cila ishte duke punuar për “CamSoda’s”, kompani që realizon shërbime “hard”, me të cilin aktorja ishte duke përgatitur një video për ‘YouTube’.

E reja, me një kostum banjoje futet në një platformë në det dhe mbyllet në brendësi të një kafazi për të nisur shërbimin fotografik.

Kafazi kishte të gjitha videokamerat e nevojshme për të realizuar xhirimet. Por nën ujë, Molly qëndron pak sekonda.

Ato që i mjaftojnë një peshkaqeni për ta parë, afruar dhe kafshuar në këmbë. Në këtë pikë, aktorja kërkon menjëherë ndihmë dhe ngrihet duke u kthyer në bord, duke lënë në ujë disa njolla gjaku. Vetëm një lëndim i vogël. Asgjë e rëndë për Molly-n. Deri në videon e ardhshme. Ekstreme. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: