AKU: Do kthejmë në Brazil 26 tonë mish pule me salmonelë

AKU: Do kthejmë në Brazil 26 tonë mish pule me salmonelë
Ngarkesa prej 26 ton mish pule e bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës më datë 03.05.2017, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të ‘salmonella spp’ do të rikthehet në vendin e origjinës në Brazil.

Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e AKU-së në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakordësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit.

AKU thekson se ka ndjekur me përgjegjësi hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve. /e.a/

Foto Ilustruese.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: