Albana Osmani pozon me kriminelin më të bukur në botë

Albana Osmani pozon me kriminelin më të bukur në botë
Prezantuesja e njohur, Albana Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi gjatë Festivalit të Kanës, ku gjendet në krah të kriminelit më të bukur në botë, Jeremy Meeks.

Poshtë fotografisë së postuar prej saj, ajo ka shkruar: “Një minutë heshtje mi gra”, për të vërtetuar edhe një herë që bukuria e këtij djali e ka lënë pa fjalë e kështu ajo fton dhe “admirueset” e tjera të tij ta kundrojnë.

Jeremy u bë i njohur prej tipareve të tij pasi policia publikoi fotografinë e tij në Facebook. Pas disa muajsh, ai u lirua nga arrestimi ku u akuzua për mbajtje armësh pa leje pasi kishte një sjellje të mirë brenda burgut.

Sapo doli, ai u punësua si model dhe shumë marka të njohura e kanë përdorur si imazh, prandaj ishte pjesë e Festivalit të Kanës ku shqiptarja arriti të bënte fotografi me të. j/m

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: