Ariana Grande pas sulmit shfaqet me lot në sy në Florida

Ariana Grande pas sulmit shfaqet me lot në sy në Florida
Ariana Grande shfaqet për herë të parë pas koncertit të së hënës në mbrëmje, në Manchester, që u mbyll tragjikisht me 22 të vrarë e dhjetëra të plagosur.

Ylli pop i muzikës, 23-vjeçe, bashkë me mamanë e saj Joan fluturuan nga Britania e Madhe me një aeroplan privat dhe mbërritën sot paradite në Boca Raton, Florida.

Pas zbritjes nga avioni, Ariana u shfaq plot trishtim por edhe lotë në sytë e saj.

Ariana e cila u prit me përqafime nga i dashuri i saj, Mac Miller, i cili kishte kohë që e priste. Ai  pas takimit i dha një puthje të gjatë.

Policia kishte rrethuar zonës derisa Arania Grande me të afërmit e saj u larguan me makinat e tyre private.

Në fund të koncertit të saj tragjik, 22 vetë mbetën të vdekur dhe 119 u plagosën, ndërsa policia identifikoi edhe një 22-vjeçar, Salman Abedi, si autor të bombës.

Ariana ka shtyrë ndërkaq turet e saj që kishte planifikuar nëpër borë, teksa shkroi në Twitter, “E thyer. Nga thellësia e zemrës, ndjej keqardhje. Nuk kam fjalë.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: