Atentat me dy viktima, vritet drejtori i OSHEE-së në Vlorë

Atentat me dy viktima, vritet drejtori i OSHEE-së në Vlorë
 

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë, Roland Qaliu dhe punonjësi i një lokali, kanë rënë pre të një atentati në sheshin e "Flamurit" të qytetit bregdetar.

Roland Saliu humbi jetën si pasojë e plumbave me breshëri kallashnikovi e po ashtu gjeti vdekjen edhe Ervin Hyseni, punonjës në lokalin në qendër të Vlorës ku ndodhi masakra.

Gjithçka ndodhi pasditen e sotme jashtë ambienteve të një lokali, ku persona ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të zyrtarit të OSHEE-së.

Mësohet se autorët kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin dhe sipas policisë ajo është gjetur në fshatin Panaja. /e.a/

Foto: Atentati në Vlorë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: