Barra jashtë mitre, kujdesi që duhet të kenë gratë

Barra jashtë mitre, kujdesi që duhet të kenë gratë
Mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj, shpejgon për “Albanian Free Press” se si duhet ndjekur shtatzënia jashtë mitre dhe çfarë duhet të kenë kujdes femrat që në momentin e parë të shfaqjes së simptomave 

Sonila Isaku

Shumë prej femrave përjetojnë një barrë jashtë mitre. Për mjekët gjinekologë kjo situatë është shumë serioze. Porçfarë duhet të bëjnë kujdes femrat dhe cilat janë simptomat që shfaqen. Mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj, shpjegon për “Albanian Free Press” se si duhet ndjekur shtatzënia jashtë mitre. Sipas saj,  shtatzënia fillon me fertilizimin e qelizëzs vezë, e cila ngjitet në veshësen e brendshme të mitrës. Gjatë barrës ektopike veza e fertilizuar vendoset kudo jashtë mitrës. Më shpesh kjo veza e fertilituar mbetet në tubin e fallopit duke formuar barrën tubare dhe më rrallë mund të  ndodhë në vezore, në qafën e mitrës, ose në kavitetin abdominal. Në këto struktura nuk kjo shtatzëni nuk mund të mbijetojë, dhe indet që rriten sjellin dëmtime të strukturave amtare përreth.

Simptomat

Në fillimin e saj shtatzënia jashtë mitre mund të mos japi asnjë shenjë. Shenjat e hershme janë ato të një shtatzënie normale sikur: mosardhja e menstruacionit, gjoksi bëhet i dhimbshëm. Nauze, testi urinar i shtatzënisë del pozitiv. Me kalimin e ditëve, nisin të shfaqen shenjat e një shtatzënie jo normale: dhimbje të fundit të barkut, hemorragji e lehtë vaginale. Nëse kjo lihet të përparojë, atëherë barra e zhvilluar në tub, arrin të dëmtojë tubin dhe nis të pikojë hemorragji çka sjell dhimbje të shpatullës ose lëvizje të zorrës në varësi se ku grumbullohet gjaku dhe cilin nerv irriton. Vetëm në rast të vendosjes në qafë të mitrës ka humbje gjaku profuse. Nëse tubi i fallopit çahet do të japë hemorragji të madhe të brendshme që do të shprehet me këputje, gjendje të fikëti dhe shok. Por kur duhet kërkuar ndihma mjekësore? Nëse gruaja ka disa nga shenjtat e mësipërme dhe në rast dhimbje barku të fortë të shoqëruar me hemorragji vaginale apo kur ka këputje të madhe ose gjendje të fikëti.

Shkaqet

Shtatzëni tubare — është forma më e shpeshtë e shtatzënisë jashtë mitre dhe ndodh kur veza e fertiliuar ngecet gjatë rrugës për të kaluar në mitër, shpesh për arsye të një tubi të inflamuar, të dëmtuar, apo të deformuar. Inbalancat hormonale ose anomali të zhvillimit fetal mund të luajnë rol në ndodhjen e saj. Shpesh nuk arrihet të gjendet asnjë shkaktar për ta shpjeguar.

Faktorët e riskut

Mbi 20 ne 1000 lindje janë ekotopike. Pamenden disa faktorë që ndikojnë siç është barra e mëparshme ectopike. Inflamacion ose infeksion i tubave në formën e salpingiteve, apo infeksione në mitër, në tuba të mitrës, apo në vezore, inflamacione të organeve pelvike me shkaktar bakterial gonorhe apo klamidida. Problem të fertilitetit, ka një lidhje midis problemeve të fertilitet ose përdorimit të medikamenteve që përdoren për trajtimin e infertilitetit. Faktor tjetër i riskut është edhe një problem strukturor anomali e formës së tubave të fallopit, ose dëmtime të tyre nga sëmundje të ndryshme apo ndërhyrje kirurgjikale. Zgjidhje kontraceptive siç mund të ndodhë rrallë në rastet r përdorimit të DIU, ( sterile ) dhe akoma më rrallë në raste të ligimit tubar.

Diagnoza

Pasi merret një histori e kujdesshme, behet ekzaminimi për të parë dhimbjen, ndjeshmërinë, apo për të parë ndonjë mase në vezore apo tub. Ekzaminimi ekografik tranvaginal jep të dhëna të rëndësishme mbi mitrën, përmbajtjen e saj, gjendjen e vezoreve, praninë e ndonjë mase, praninë e gjakut në hapësirën e barkut. Në rast se dhomëza gestacionale zhvillohet në tub, mund të jetë e dukshme ekografikisht, si dhe mund të shihet embrioni brenda saj, ndërkohë që në mitër nuk ka asgjë përveç endomitrit hemoragjik. Matja e njëpasnjëshme çdo 48 orë të hormonit të barrës në gjak beta Hcg, vlera e saj fillestare dhe modeli i rritjes apo rënies së saj, është domosdoshmëri në konfirmimin e diagnozës.

Trajtimi

Është e pamundur që veza e fertilizuar të zhvillohet jashtë mitrës. Nëse barra jashtë mitre kapet herët, atëherë bëhet injeksioni i methotrexatit, për të ndaluar rritjen qelizore të mëtejshme, duke qenë nën monitorimin e vazhdueshëm të vlerës së b Hcg. Nëse vlera mbetet e lartë, atëherë rekomandohet të bëhet dhe një tjetër dozë methotrexati. Në rast se kapet më me vonesë atëherë mënyra e preferuar është laparoskopia, si mënyrë më pak invazive, nëpërmjet sistemit të tubave bën heqjen e indeve ectopike dhe në rast se tubi është shumë i dëmtuar mund të bëhet dhe heqja e plotë e tij. Në rast të një  hemorragjie të madhe, mund të bëhet laparotomi (kirurgji e hapur ) për të hequr tubin e dëmtuar dhe pastruar kavitetin e barkut. Në pak raste mund të nevojitet injeksion methotrexatit edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

 

 

Cilat janë simptomat?

1 – Dhimbje në një anë të barkut. Dhimbja mund të jetë ngulmuese dhe e rëndë, por kjo mund që të mos jetë në anën e shtatzënisë.

2 – Dhimbje në krye të krahut. Kjo mund të ndodhë për shkak të gjakderdhjes së brendshme që e ngacmon diafragmën.

3 – Testi i shtatzënisë. Testi mund të jetë pozitiv, por jo gjithmonë. Analizat e posaçme të gjakut duhet ndonjëherë të bëhen për ta vërtetuar shtatzëninë.

4 – Gjakderdhje anormale. Femrat nuk mund ta dinë se janë shtatzënë dhe mendojnë se janë duke kaluar një periudhë menstruale të jashtëzakonshme. Ajo mund të ketë vënë spiralen. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë apo më e lehtë se menstruacionet e zakonshme dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë. Ndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund të jetë në ngjyrë të mbyllur dhe e lëngshme. Ndonjëherë përshkruhet si ‘lëng kumbulle’.

5 – Mungesa apo vonesa e menstruacioneve. Nëse kjo ndodh, shtatzënia mund të dyshohet posaçërisht nëse përjetoni simptoma të shtatzënisë: për shembull vjellje, dhimbje në gji apo në bark, por jo gjakderdhje.

6 – Probleme me fshikëzën apo me zorrën e trashë. Dhimbje me jashtëqitjen.

7 – Ju bie të fikët. Ju mund të ndjeheni shumë e dobët dhe kjo shpesh lidhet me ndjenjën se diçka shumë e keqe është duke ndodhur. Të tjera shenja janë zbehje, shpejtim i pulsit, vjellje dhe ulja e tensionit mund të ndodhë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: