Basha bind 5 aleatët, arrin marrëveshje për zgjedhjet e 25 qershorit

Basha bind 5 aleatët, arrin marrëveshje për zgjedhjet e 25 qershorit
Partia Demokratike arrin marrëveshje me Partinë Agrare Ambjentaliste. Burime nga PD-ja, theksojnë se marrëveshja me republikanët, të cilët kishin rezerva është arritur dhe PR-ja do ketë dy emra nga tre që kërkuan në listat e PD. Njëri është Fatmir Mediu, ndërsa mbetet për t’u mësuar emri tjetër.

Megjithatë, vetë Partia Republikane do të kandidojë formalisht me listën e saj për deputetë për të mos humbur komisionerët. Ndërkohë, edhe me PAA është arritur marrëveshja, me tre kandidatë në listën e PD-së, në qarkun e Durrësit, Tiranë dhe Fier.

Më herët, PD arriti marrëveshjen me Dashamir Shehi, i cili siguroi emrin në listën e Tiranës, Nard Ndoka në listën e Shkodrës dhe Vangjel Dule në listën e qarkut Vlorës.

Pas 90 ditë protestë në çadër, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë rënë dakord me Bashën për përfaqësimin në listat e PD-së. I vetmi që ka mbetur jashtë është Kreshnik Spahiu.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: