Basha-Mediu takohen sërish, por ende pa një marrëveshje

Basha-Mediu takohen sërish, por ende pa një marrëveshje
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në të dytin takim radhazi aleatin e tij Fatmir Mediu në përpjekje për të arritur një marrëveshje për futjen në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas takimit të pasdites, Mediu tha se diskutimet PR-PD vazhdojnë dhe se ende nuk ka një rezultat konkret. Por Mediu ishte optimist kur tha se takimi me Bashën ishte më pozitiv se ai i drekës.

Një tjetër aleat i PD-së, i cili nuk ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është në një takim me Bashën. Qëllimi i këtij takimi, besohet të jetë përfshirja e AK-së në zgjedhjet e 25 qershorit, nën logën e PD-së. /e.a/

Foto: Basha dhe Mediu

Shpërndajeni me miqtë tuaj: