Beyoncé dhe Jay-Z, çifti më i pasur artistik në botë

Beyoncé dhe Jay-Z, çifti më i pasur artistik në botë
Forbes ka konstatuar se Beyoncé dhe Jay-Z janë një çift i artë, jo vetëm në anën emocionale, por edhe financiare. I zgjedhur në 2012 si “çifti më i pasur artistik në botë”, sipas revistës amerikane, shuma e pasurive të  Mbretëreshës së ”R&B” dhe reperit e producentit diskografik, mund të jetë tani 1.16 miliardë dollarë.

Beyoncé ka grumbulluar një pasuri prej 350 milionë dollarë, duke fituar vendin e 46 në mesin e femrave më të pasura në Amerikë. Bashkëshorti megjithatë, mund të mburret me një pasuri prej 810 milionë dollarë,  që e bëjnë të renditet në vendin e dytë të klasifikimit të “Këngëtarëve më të pasur hip-hop”, me vetëm 10 milionë dollarë larg nga numri një, Puff Diddy.

Pjesa më e madhe e fitimeve të ish solistes së grupit Destiny Child vijnë nga disku “Lemonade” dhe nga turi “The Formation World Tour”, që i kanë sjellë  225 milionë euro fitime. Jay-Z mund të mbështetet tek të ardhurat e etiketës së tij diskografike, Roc Nation dhe nga Tidal, transmetimi i muzikës në shërbimin "streaming", të themeluar nga vetë ai.  j/m

(burimi,Tgcom24)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: