Bleona provokuese dhe filozofe njëkohësisht!

Bleona provokuese dhe filozofe njëkohësisht!
Bleona Qereti befason sërish, por këtë herë jo vetëm me fotot që vendos të ndajë në rrjetet sociale me ndjekësit e saj të shumtë.

Një foto tepër provokuese që Bleona ka publikuar pak çaste më parë në profilin e saj Facebook, e ka shoqëruar me një status filozofik.

“Kudo që të shkoni, pak rëndësi ka se si është koha, gjithmonë merrni me vete diellin tuaj... B”, ka qenë statusi i Bleona Qeretit. Citati i publikuar mban inicialin e emrit të saj në fund, që do të thotë se është krijim i Bleonës.

Sot në fakt koha në Tiranë dhe në mbarë vendin tonë ka qenë me shi, madje ka pasur edhe përmbytje, ndërkohë nuk dihet se nga ku e ka publikuar statusin e fundit këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti.

Foto marrë nga profili zyrtar Facebook i Bleona Qeretit

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: