Brigitte si Melania, por me veshje të huazuar (Foto)

Brigitte si Melania, por me veshje të huazuar (Foto)
Ashtu sikundër ndodhi pak muaj më parë me Melania Trump (e cila nga ana e saj u frymëzua nga “look”-u i Jackie Kennedy në 1961), është sërish ‘e kaltër’ protagonistja e ceremonisë së betimit të Emmanuel Macron.

Bashkëshortja 24 vjet më e madhe e kreut të ri të shtetit francez, Brigitte Trogneux Macron kishte veshur një kostum ngjyrë blu me jakë koreane dhe me butona të larë në ar.

Pallati Elize, në një komunikatë zyrtare, sqaronte se kostumi i presidentit të ri ishte marrë në një dyqan në Paris, ku vlera e një veshjeje është kryesisht 450 euro, jo shumë, duke parë se bëhet fjalë për Presidentin e Republikës.

Sa i takon Brigitte-s, njoftimi është kontradiktor: “Veshjet e krijuara për të, janë marrë me qira për ceremoninë”. Atëherë pse duhet dorëzuar një kostum i bërë posaçërisht për formën dhe masat e saj? /e.a/

Foto: Marrë nga Tgcom

Shpërndajeni me miqtë tuaj: