Britney Spears, bikini perfekt në plazh falë ‘toyboy’-it të saj

Britney Spears, bikini perfekt në plazh falë ‘toyboy’-it të saj
Palestra dhe stërvitja janë të lodhshme për pjesën më të madhe të njerëzve, por jo për Britney Spears, e cila mes peshave dhe ushtrimit të biçikletës është dashuruar me trajnerin personal, Sam Asghari.

Marrëdhënia zgjat prej disa muajsh dhe me ardhjen e sezonit të verës, rezultatet duken: ja teksa shfaqet në bikini në Haëaii, ndërsa tregon një fizik prej sportisteje olimpike.

Britney ka bërë disa ditë pushimi me familjen dhe fëmijët, për të karikuar bateritë para fillimit të turit botëror.

Pasi mbylli përvojën 4-vjeçare në Las Vegas, tani Spears është gati të nxjerrë albumin “Glory” për fansat e saj në të gjithë botën.

Mes fazave të programit është edhe Tel Avivi (3 korrik), ku Partia Laburiste Izraelite, ka shtyrë datën e zgjedhjeve paraprake që të mos koinçidojë me koncertin e artistes. /e.a/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: