Dieta anticelulit

Dieta anticelulit
 

Gjëja e parë dhe më e dobishme që duhet të bëni për të luftuar celulitin, është të lexoni etiketat me kujdes. Shpesh, produkte që reklamohen si light, pa konservues shtesë, në të vërtetë përmbajnë sasi të konsiderueshme sheqeri apo kripe.

Mirëmëngjesi Detox

Për të shmangur fryrjen e barkut dhe për të qëndruar të hidratuar, niseni mëngjesin me një gotë ujë të vakët, me lëng të freskët limoni. E pasur me minerale, ky lëng ka veti baktericide dhe antiseptike. Të kujdeseni për një hidratim të saktë, është zakon më i mirë i mëngjesit, në rast se dëshironi të largoni celulitin. Uji largon toksinat dhe ndihmon në zgjimin e metabolizmit, ndihmon për të mbajtur lëkurën të pastër dhe të ndritshme, lufton gjithashtu urinë.

Ndal!

Kushtojini vëmendje “krizës” për sheqer. Brumërat, sheqeri dhe alkooli, të ngopin… për momentin. Kur konsumoni këto produkte, trupi do të kërkojë më shumë ushqim dhe kilogramët do të marrin për kot. Mëso të gjesh një alternativë të shëndetshme, që mund të të ngopë. Ndrysho menynë dhe gjej aleatë të tjerë në kuzhinë. Bëhu e fortë dhe këmbëngulëse!

Mëngjesi

Konsumoni një mëngjes me bazë fruta të freskëta, ujë, vitamina dhe kripëra minerale, ideale për të luftuar vapën dhe që ndihmon mikroqarkullimin. Pritini frutat në copëza të vogla dhe në vend të sheqerit, shtoni lëng qitroje ose luleshtrydheje, së bashku me disa lugë kos me yndyrë. Ose thyeni disa copa arra, bajame dhe lajthi, shtojini kos, një copë të vogël çokollatë të zezë dhe mjaltë.

Dreka dhe darka

Për të ulur krizat e sheqerit, ulni konsumin e produkteve industriale, bukë dhe makarona me miell të rafinuar të bardhë, ëmbëlsirat dhe … karamelet. Kur keni momente urie akute, mbani në çantë një banane e cila është e pasur me kalium, dhe një grusht fruta të thata. Fokusohuni në drithërat. Orizin? Zgjidheni integral.

Kusht

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ne konsumojmë shumë kripë. Përmes një analize të kryer nga Observatori Kardiovaskular i Epidemiologjisë, tregon se konsumi i kripës është i barabartë me 7.4 gram tek fëmijët, midis moshës tetë dhe njëmbëdhjetë vjeç, ndërkohë që rekomandohet maksimumi 5 gram kripë në ditë. Makaronat? Kur salca është e shijshme, hidhini vetëm një sasi të vogël kripe ose përdorni spec djegës si alternativë, i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe është i pasur me vlera të dobishme. Gjeni alternativa të tjera për të kënaqur shijen. Vaj i ullirit ekstra i virgjër, limoni dhe farat, janë alternativa të mira për sallatën. Për peshkun ose mishin, provoni lëng limoni, erëza aromatike dhe një majë luge piper.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: