Donald Lu, rafting në kanionet e Osumit

Donald Lu, rafting në kanionet e Osumit
Për herë të parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rafting në kanionet e Osumit në Skrapar me “Albania Rafting Group”.

Kanionet e Osumit ambasadori i vuri në krye të listës mes destinacioneve të vizituara në Shqipëri, duke e vlerësuar rafting si një sport argëtues dhe emocionues, shumë i preferuar dhe nga fëmijët.

“Kanioni i Osumit është shumë i veçantë. Shumë shpesh më pyesin kush është vendi më i preferuar në Shqipëri. Unë kam një vend të ri më të preferuar. Faleminderit shumë për eksperiencën.

Më pëlqen shumë që është eksperiencë, që është një aventurë, që mund të kalohet me fëmijët gjithashtu. Është më shumë emocion, është shumë bukur, por për fëmijët është gjithashtu shumë shumë mirë”, u shpreh Lu. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: