Dorëzohet ish shefi i rendit të Kurbinit, akuzohet për bashkëpunim me grupin e kanabisit

Dorëzohet ish shefi i rendit të Kurbinit, akuzohet për bashkëpunim me grupin e kanabisit
Ylli Vata, ish shefi i rendit në  Kurbinit është dorëzuar në polici. Ai ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh pasi akuzohet për lidhje me trafikun e drogës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, më 1 mars  e kishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në bazë të  hetimeve të kryera, shefi i rendit në Komisariatin e Kurbinit  ka bashkëpunuar me një grup kriminal në kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Grupi në fjalë është goditur në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur u arrestuan 7 persona, një prej të cilëve efektiv policie. Nga hetimet ka rezultuar se organizatori i grupit, Lefter Neli kishte marrëveshje me shefin e rendit, Ylli Vata, se nuk do të pengohej në aktivitetin e tij kriminal. Këtë fakt, përveç hetimeve dhe dëshmive të personave të arrestuar, prokuroria e argumenton edhe me faktin që aksionet e policisë kundër parcelave me kanabis në zonën e Kurbinit dhe që drejtoheshin nga Vata, në asnjë rast nuk kanë ndërhyrë në parcelat e Lefter Nelit.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë zbuluar se ishte shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, Ylli Vata i cili si drejtues i grupit të kontrollit nuk kryente detyrë e asgjësimit të parcelave me kanabis. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: