Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD

Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD
Partia Demokratike arrin marrëveshje me Partinë Agrare Ambjentaliste. Burimet bëjnë me dije se Basha ka rënë dakord me Dukën për të futur në lista të sigurta të PD-së tre deputetë të PAA në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Rreth orës 22:10, Duka ka takuar Bashën në selinë blu për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Po sipas burimeve PD ka arritur marrëveshje dhe me PR e Mediut.  Ndërkohë PD pritet të publikojë dhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: