Dy makina marrin flakë pranë gjykatës në Elbasan

Dy makina marrin flakë pranë gjykatës në Elbasan
Paraditen e sotme, dy automjete  janë përfshirë nga flakët pranë Gjykatës së Rrethit në Elbasan.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar.

Lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje, dyshimet janë për një defekt elektrik që ka sjellë edhe flakët tek makina Benz dhe më pas zjarri  ka përfshirë dhe mjetin tjetër. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: