Ernesto Valverde, më 29 maj zbulohet emri i trajnerit të ri të Barcelonës

Ernesto Valverde, më 29 maj zbulohet emri i trajnerit të ri të Barcelonës
Trajneri i ri i Barcelonës pritet të jetë Ernesto Valverde.

Ai do të prezantohet të hënën nga klubi katalanas.

Para mbylljes së këtij sezoni, trajneri aktual, Luis Enrique, deklaroi largimin nga stoli i Barcelonës.

Barcelona njoftoi se emrin e trajnerit të ri do ta zbulojë më 29 maj.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport” trajneri aktual i Athletic Bilbao, Ernesto Valverde, i cili ka qenë në fund të viteve ’80 lojtar i Barcelonës, do të rikthehet në “Nou Camp” si trajner.

Barcelona dështoi këtë vit në fitimin e titullit kampion dhe trofeun e Champions League, por mund të ngushëllohet para se të emërojë trajnerin e ri me trofeun e Kupës së Mbretit.

Barcelona në finale do të luajë ndaj Alavesh në Vicente Calderón, Madrid, më 27 maj.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: