Erzen Rrustemi: Pse integrimi vjen më shpejt përmes sportit

Erzen Rrustemi: Pse integrimi vjen më shpejt përmes sportit
INTERVISTË ME  boksierin kampionin të botës në versionin WBF, Erzen Rrustemi:

Albert Z. ZHOLI

Ka lindur më 07.04.1983 në Zheger/Gjilan në Kosovë. Bashkë me familjen-prindërit kanë shkuar në Zvicër si shumë familje tjera shqiptare. Me sport është marrë që në fëmijëri dhe me boks ka filluar të merret që në moshën 10 vjeçare pasi e ka dashur shumë.  Ndeshjen e parë debutuese në boksin profesionist e ka zhvilluar më 07.04.2012 në qytetin Elzach ne Baden Wurttenberg të Gjermanisë kundër Attila Toth nga Hungaria dhe fitoi me nokaut...Ndeshjen e fundit e zhvilloi në Aarhus të Danimarkës më 18 mars, 2017, kundër Ricardo Humberto Ramirez nga Argjentina dhe shënoi fitore me nokaut në raundin e dytë nga 12 raundet e parapara, fitore e vlefshme për titullin e kampionit të botës në versionin ËBF. Erzen Rrustemi: 12 ndeshje po aq 12 fitore (10 me nokaut). Ricardo Humberto Ramirez ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka shënuar 14 fitore prej të cilave 11 me nokaut dhe ka pësuar humbje në 3 ndeshje dhe që të 3 ndeshjet me nokaut. Ja si shprehet ai për Albanian Free Press

-Cili ishte qëllimi i vizitës tuaj në Shqipëri këto ditë?

Vizita e tanishme ka të bëjë me dy ftesa që më bënë në Shqipëri pas fitimit të titullit kampion bote në Aarhus të Danimarkës më 18 mars. Ishte një ndeshje e vështirë por shumë e bukur. Fitova me nokaut dhe kjo fitore bëri shumë bujë. Duke pasur parasysh këtë trofe më ftuan për një takim Presidenti Republikës Bujar Nishani dhe ish-Kryeministri Berisha. Ishte një pritje shumë e ngrohët dhe miqësore dhe të them të drejtën u ndjeva mirë për interesimin se unë gjithmonë ndeshem nën siglën e  flamurit kuq e zi flamurit të kombit, sepse ai flamur më jep forcë dhe emocion. Në takimin me Nishanin i bëra një rezyme të arritjeve të mia. Ku me thënë të drejtën ai u befasua pasi nuk kishte informacion të plotë. E një jta gjë ndodhi dhe me z. Berisha. Dua që ky sport të lulëzojë në Shqipëri dhe ndeshjet që zhvilloj të bëhen pjesë e televizioneve shqiptare, pasi unë aty luaj në emër të flamurit tonë, të krenarizë sonë.

-Cila ishte kjo ndeshje kaq e bukur që tja bëjmë me dije lexuesit?

Kjo ndeshje ishte kundër Ricardo Humberto Ramirez nga Argjentina që u zhvillua në Aarhus të Danimarkës më 18 mars, 2017, ku shënova fitore me nokaut në raundin e dytë nga 12 raundet e parapara. Ishte një ndeshje me shumë emocion, para një boksieri shumë të talentuar. Me të llogaritje vetëm gabimi. Unë shfrytëzova një gabim të tij dhe nuk hezitova. Ishte një ndeshje shumë e bukur, ku gjera mbështetje nga shumë shqiptarë kudo në Evropë. Unë e justifikova ardhjen e tyre.

 

-Nga vizitat që ke bërë në Tiranë këtë radhë kush të ka bërë më shumë përshtypje?

-Shtëpia e Enver Hoxhës. Mendoja se do ishte një pallat gjigant, me luks të tepruar, madje mendoja që të shihja gjëra të lara në ar. Pot them se është një vilë modeste. Të tilla në Tiranë dhe shumë më të bukura kam parë në çdo hap. Për më tej ,që ajo shihet pronë e tij por me qira.  Se çfarë udhëheqësi ka qenë atë e dikton koha, por në drejtim të jetesës mendoj se ka pasur një vile tepër normale. Në Kosovë sot edhe fshatari më i thjeshtë e ka një vilë të tillë. Por më vjen çudi si nuk e mbajnë të hapur për vizitorët pasi do ishte një atraksion i madh turistik. Unë do ta vizitoja me çdo çmim atë vilë. Të dija ku dhe si rrinte në këto ambiente ai njeri që po diskutohet sikur të jetë gjallë dhe sot.

Fëmijët kanë shumë dëshira dhe pasione. Madje shikojnë ëndrra pa mbarim se si do të ecë jeta e tyre. Konkretisht ju, kur dhe si e filluat sportin e boksit, kush ju zbuloi si talent dhe si vazhduat stërvitjen?

Të them të drejtën emigracioni më hapi rrugën e bukur të sportit të boksit. Emigrova qysh në vitin 1993 në Zvicër. Ishte një kërkesë e familjes, që unë të integrohesha më shumë në shoqërinë dhe kulturën Zvicerane, të njihesha shumë ke realitetin jetësor në këtë vend ku tashmë ishim vendosur familjarisht. Integrimi më i mirë dhe më i shpejtë vjen nëpërmjet sportit. Kështu unë vendosa të merem me boks, se më dukej një sport burrëror ku mund të shpalosësh vlerat individuale. Por në fillim vetë fillova me sportet luftarake siç ishte karate, kalova në kik boks që diçka më shtynë për më tej.  Aty u njoha me vëllezërit Seferi . Nuri Seferi një kampion I cili më afroi. Kështu nisa të stërvitem në klubin e tij gjë që më pëlqeu shumë dhe më nxiti drejt këtij sporti edhe më luftarak. Tempi po, por jo stili, mënyra, kërkesat. Boksi është sporti më luftarak dhe ka kërkesa të tjera. Aty hyra në një stërvitje intensive dhe shumë profesionaliste.  Aty mësova shumë nga teknika e boksit, nga mënyra  e zhvillimit të një regjimi tjetër. Kështu kaloi disa kohë stërvitje dhe unë në shumë ndeshje miqësore por dhe në stërvitje arrita rezultate. Stërvitja intensive dhe e programuar dhe rezultat, kështu që përfundimisht vendosa të dal si profesionist në mënyrë individuale. Veprova kështu pasi ke hapësira më shumë dhe komunikim më të gjerë.

-Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e parë. Ajo është si inaugurimi i një nsime që sjell risi në jetë. Si e mbani mend  ndeshjen e parë si profesionist që keni zhvilluar, me kë dhe cili ishte rezultati?

Ah! Si nuk e mbaj mend?! Ndeshja e parë ishte kundër Atilatov në Gjermnani më 7 prill 2012. E fitova këtë ndeshje kur shumëkush nuk mund ta besonte. Kisha emocione si ndeshje e parë por pasi i dhashë detyrë vetes, u mobilizova dhe e fitova shumë shpejt, Ishte një gëzim I madh.

Të vijmë tek emri. Ju keni një emër tepër interesant, kush jua ka vendosur këtë emër dhe përse këtë emër?

Kështu më thonë të gjithë, ke një emër tepër, tepër të veçantë.  Këtë emër e gëzoj nga xhaxhai im Sami Rrustemi  i cili është një shkrimtar Iinjohur në trojet shqiptare. Ky emër më është vendosur në bazë të emrit të lumit që kalon në kryeqytetin  Tirana, prej nga është nisur fronti i parë i Skënderbeut . Këtë histori ma ka treguar xhaxhai dhe është një emër shumë i bukur që më shkon për shtat dhe e mbaj me shumë krenari. Dhe këtë emër nuk do ta ndërroj kurrë, kurrë, as me emrin më të të bukur në botë. Të them të drejtën, sikur nëpër të gjitha listat e gjendjeve civile, emër më të bukur nuk do të kisha. Është një emër që lidhet me atdheun tim, me prejardhjen time si shqiptar, që bën që të kem më shumë lidhje me atdheun. Nuk do ta ndërroja me asnjë emër në botë. Ndihem krenar dhe ky emër më motivon shumë sepse në çdo moment jam me Shqipërinë me vete.

Për sportistin flasin rezultatet, aq më tepër k,ur flitet për një sport individual.  Seri tashmë sa ndeshje keni zhvilluar gjithsej? Kush ka qenë ndeshja më e vështirë?

Më ndeshjen e fundit të zhvilluar në Danimarkë,  kam zhvilluar gjithsej 12 ndeshje dhe i kam fituar të gjitha. Nuk kam asnjë humbje, Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Ndeshja më e vështirë ka qenë kundër Isumanoviç ku në raundin e parë pësova një lëndim, ku më pas u konstatua se ishte një dëmtim me thyeje e kockave të hundës në 6 vende. . Edhe pse isha i gjakosur në gjithë trupin edhe në fytyrë(pra i larë në gjak), nuk më shkoj mendja asnjë sekondë ta lë ndeshjen apo të tërhiqem por vazhdova ndeshjen deri në fitore. Askush nuk mund ta besonte se do fitoja atë ndeshje. Në raundin e tretë e mposhta me nokaut. Edhe sot kur  e kujtoj rrëqethem.

-Boksi juaj është dhe profesion, pra ju mereni vetëm me sport? A ndahet boksi në ndeshje e lehtë dhe e vështirë? Si stërviteni?

Puna ime, profesioni im, është vetëm boksi. Pra mirem vetëm me këtë sport me asnjë aktivitet tjetër. Stërvitem si në Zvicër dhe në Gjermani. Realisht nuk mund të mendohet se ne boks ka ndeshje të lehtë. Një goditje e papritur në vend kërcënues mund  të të lër nokaut. Kjo është e vërteta e këtij sporti. Unë përgatitem  për çdo ndeshje sikur të jetë ndeshja më e vështirë dhe përgatitem me të njëjtin seriozitet për çdo ndeshje. Çdo nënvleftësim është fatale për boksierin. Aty ku fillon nënvleftësimi, fillon dhe humbja. Unë stërvitem tre herë në ditë. Të tria shkojnë rreth 7 orë stërvitje në ditë. Nga ana tjetër kam një regjim të rreptë ushqimi, madje dhe sa ujë do të pimë në ditë.  Nuk pijmë alkool, nuk duhet të hamë ëmbëlsira, nuk duhet të abuzojmë me bukën, pra bukën si konsum. Por as me mishin dhe ushqimet e tjera. Pija kategorikisht e ndaluar.

Një sportist që të ketë suksese duhet të ketë dhe një trajner të mirë. Kush janë trajnerët tuaj?

Trajnerët  e t mi janë disa. Janë trajnerë të përgatitjes fizike, të sportit të boksit (teknika dhe taktika) por edhe të ushqimit dhe veprimtarisë. Pra janë disa trajnerë, nuk është vetëm një.  Por n ë përgjithësi marr mësime direkte nga Mjeshtri Nuri Seferi i cili tashmë është i njohur në botën e boksit. Marr shumë këshilla prej tij. Nuri Seferi është një sportist shumë i mirë dhe ka një përvojë të jashtëzakonshme.

Keni folur gjithmonë me superlativa për Tiranën. Kur ke ardhur për herë të parë në Tiranë, si e kishe menduar dhe si e ke gjetur?

Unë kudo që shkoj Tirannë nuk e heq nga mendja. Në Tiranë kam ardhur për herë të parë në vitin 2002. Atëherë isha vetëm  18 vjeç.  E kisha ëndërr  të vija në Tiranë. Për mua dhe familjen  time Tirana është kryeqyteti që më ka frymëzuar dhe më jep gëzim, shpresë dhe motivim. Për mua dhe familjen time mbetet ashti i kombit, kryeqyteti i kombit pavarësisht se si ndryshojnë politikat. Tirana më ka  munguar gjithmonë se jam rritur me tregimet për të nga të afërmit.  Kur erdha për herë të parë kisha emocione. E mendoja si kryefamiljen time. Isha duke qarë gjatë rrugës që ta shihja. Ajo mbetet  mbi gjithçka, kryeqyteti i kombit kudo që janë. Deri në hyrje më rrënqethjej trupi.  Kur erdha dhe e pashë, e gjeta ashtu si e imagjinoja. Një Tiranë e bukur. Por jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria është e bukur. Këtë e kam vërtetuar duke shkuar në shumë vende Europiane.  Tirana ishte e bukur, plot ngjyra, me shumë gjëra interesante. Jam krenar që jam shqiptar dhe kam kryeqytet Tiranën.

Por ju tashmë keni shtetin tuaj Kosovën?

Eh, një komb në dy shtete. Unë jam shqiptar I Kosovës por kryeqyteti im mbetet Tirana. Nuk e ndërroj flamurin kuq e zi me asnjë flamur në botë.

Por Zvicra mbetet Zvicër. A ndihesh më mirë në Tiranë se në Zvicër?

Nuk e di unë kam shijen time. As bëhet fjalë, Tirana. Ku di unë,  çdo gjë në Tiranë më tërheq, më bën me vete. Këto çdo gjë më duket me vlerë plot dritë/ Lokalet, ambient, lulishtet, njerëzit. Kur vij në Tiranë më duket vetja si në një planet tjetër. Sa herë vij në Kosovë patjetër do vij në Tiranë dhe më shumë do rri këtu. Mund të bëj, por ku di unë sikur dikush mi heq negativitetet. Në Tiranë çdo gjë më duket perfekte. Negativet se di por nuk më vijnë ndër mend. Në Tiranë çdo gjë është e bukur. Madje femrat e Tiranës janë, jashtëzakonisht të bukura dhe të zgjuara. Nuk ka femra si në Tiranë.

 Para 27 vjetëve Shqipëria ka qenë në regjimin komunist.  Ju atherë sapo kishit lindur, ishit fëmijë 7-vjeçar. Nga të afërmit e tu, a e kishe dëgjuar emrin e Enver Hoxhës?

Kush nuk e ka dëgjuar emrin e Enver Hoxhës në Tiranë. Madje dhe tani dëgjohet po njëlloj si atëherë. Në shtëpinë time flitej çdo darkë për të.  Dëgjoja të thoshin se Enver Hoxha ishte një shpresë ndaj represionit serb. Të afërmit e mi e dëgjonin fshehtas radio Tiranën dhe televizionin shqiptar. Aty e kishin mendjen ditë dhe natë.  E shikonim si shpëtim. Di të them se shqiptarët e Kosovës pavarësisht si janë ndarë mendimet, kanë pasur respekt për atë figurë. Personalisht unë dhe familja ime jemi munduar që të ndajmë të mirën tek njerëzit, të ndjejmë atë që i shërben atdheut. Kushdo ka negativitete, po ashtu dhe  Enveri, por me sa e njoh dhe sa kam dëgjuar, jo çdo gjë ka qenë negative. Ai I ka dhënë  shumë gjëra kombit po ashtu ka bërë dhe gabime. Por ne le të marim anët pozitive.  Në familjen time diskutohej shpesh për këtë figurë dhe unë habitesha. E imagjinoja si gjigant dhe kur e kritikonin. Pra nuk ka pasur vetëm vlerësime pozitive, por unë çdo gjë për të e dëgjoja me kureshtje. Pra në moshën  7 vjeç dëgjoja dhe nuk kuptoja shumë gjëra  për të. Di të them se edhe Brenda familjes kemi pasur shumë diskutime pozitive por edhe negative për të. Unë kam në fis figura dhe shkrimtarësh të dëgjuar dhe ata e vlerësojnë realisht figurën e tij, me të mirat dhe me të këqijat. Madje disa nga fisi im figurën e tij e mbajnë edhe sot në shtëpi. Unë nuk mund të flas  për të gjithë shqiptarët e Kosovës, por di se ende sot shumë e çmojnë atë figurë. Për zot le ti lëmë të tjerat, por ishte i bukur, i gjatë tamam figurë udhëheqësi. Unë vet nuk kam ndonjë mbresë por me të dëgjuar, pasi në shoqëri demokratike diktatorët nuk pëlqehen.

Ku e shikoni të ardhmen veç sportit, boksit?

Unë tani për tani nuk mendoj për asgjë, nuk e mendoj të ardhmen e largët. Unë mendoj vetëm dhe vetëm për boks. Çdo gjë ja kam kushtuar boksit.

Si janë kushtet e stërvitjes?

Janë shumë të mira. Kushte me të gjitha ato që duhen.

Sporti dhe ekonomia. A jetohet mirë me boks?

Sigurisht nis ke rezultate. Ekonomikisht jam mirë por kam dhe mbështetjen e familjes. Kontributi i saj është i madh dhe detyra ime është të realizoj çka mendoj në boks. Mbështetjen më të madhe e kam tek familja ime që i falënderoj por edhe stafi im dhe miqtë e mi që nuk mund ti përmend të gjithë me emër.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: