Festa e titullit me numrin 33, në Madrid!

Festa e titullit me numrin 33, në Madrid!
Plot 33 herë kampion, si asnjë ekip tjetër në Spanjë.

Një ditë pas fitores 2-0 ndaj Malaga, në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll, Real Madrid është duke festuar sot pasdite në kryeqytetin e Spanjës, siç e do tradita titullin kampion.

Autobusi e ekipit ka të vizatuar numrin 33, si risi e këtij suksesi. Me mijëra urime nga e gjitha bota kanë vërshuar drejt faqes zyrtare të klubit të Real Madrid, rreth titullit kampion në Spanjë. “Urime, faleminderit për gëzimet që na jepni, shpresojmë të fitojmë edhe Champions etj”, kanë qenë disa nga urimet e miliona tifozëve të Realit në mbarë botën.

Pas festës së titullit, Reali do t’i rikthehet përgatitjeve për ndeshjen finale të UEFA Champions League. Më 3 qershor në Kardif të Uellsit skuadra e Zinedine Zidane do të luajë ndaj Juventus në finale, për trofeun e 12-të në historinë e Champions.

Foto, Reali duke festuar në Madrid titullin kampion, marrë nga faqja zyrtare e klubit të Real Madrid

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: