Festë kampionësh nga Kukësi në Londër, Madrid, Mynih e deri në Roterdam

Festë kampionësh nga Kukësi në Londër, Madrid, Mynih e deri në Roterdam
Mbyllen kampionatet në Angli, Gjermani dhe Spanjë. Në Itali dhe Shqipëri një javë para shpallen kampionët. Në Francë dhe Holandë trofeu shkon për dy ekipe që ishin në pritje prej gati dy dekadash 

Aranit Muraçi

Futbollit shqiptar i është dashur java e parafundit, ashtu sikurse edhe në Itali, që skuadra kampione të siguronte matematikisht titullin kampion. Por ndryshe nga Kukësi, Juventus e fitoi titullin pa polemika. Krahasimi nuk ka shumë vend nga diferencat mes dy ekipeve apo dy ligave, por në termat e garës Kukësi vërtet ndryshon shumë nga Juve, apo çdo ekip tjetër i ligave kryesore në Europë, jo vetëm nga forca apo historia. Në javët e fundit,  me kurorën e saposiguruar,  si Kukësi edhe Juventus do të festojnë zyrtarisht, në trasnfertë. Kukësi në Gjirokastër dhe Juventus në Bologna. Megjithatë, historia shkruhet edhe kur siguron për herë të parë titullin kampion. Po ashtu dhe nga fakti se Kukësi do të marrë pjesë për herë të parë në Champions League sezonin që vjen. Partizani dhe Skënderbeu, si vendi i dytë dhe i tretë, do të kenë të sigurt pjesëmarrjen në Europa League. Skënderbeu luan në finalen e Kupës së Shqipërisë me Tiranën dhe mund ta fitojë këtë të drejtë nga kupa. Në një rast të tillë përfiton një biletë evropiane Luftëtari i Gjirokastrës. Nëse fiton Tirana kupën, shkon në Europa League. Por nga ana tjetër Tirana rrezikon rënien, në javën e mbetur të Kategorisë Superiore. Bardhebluve iu duhet medoemos fitorja në Shkodër. Korabi prej kohësh në pritje për të mësuar ekipin që do ta shoqërojë në një kategori më poshtë mund të shohë 24 herë kampionët e Shqipërisë, nëse nuk fitojë në “Loro Boriçi”.  

Nuk do të ishte habi, që skuadra verilindore pas këtij suksesi historik, të përballej me ndonjë nga emrat e mëdhenj të futbollit kontinental, në Champions, qoftë edhe nëse nuk arrin fazën e grupeve. Spanja ishte e fundit që priti mbrëmjen e djeshme të shpallte zyrtarisht fituesin, ndërsa në Angli e Gjermani këtë javë u mbyll java e fundit me fituesit që ishin mësuar më herët. Në Holandë dhe në Francë, Monaco dhe Fejnord, i japin fund viteve të gjata të pritjes për titullin:

Angli, Chelsea kampion

Këtë sezon në Premier League, Chelsea i drejtuar nga Antonio Conte, ngriti titullin e gjashtë kampion në histori. Një sezon që Blutë e Londrës e dominuan që nga fillimi, ashtu si Juventus e Bayern, duke mos lënë asnjë shpresë për rivalët. Fitorja e djeshme, në javën e fundit, 5-1 ndaj ekipit të Sunderland që ra në një kategori më poshtë, ishte thjesht për statistikë.

Totenhem 7-0 në fushë të Hull, që ra në një kategori më poshtë, dhe Manchester City 5-0 në fushë të Vatford, fituan me goleadë ndeshjet e fundit, duke fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Champions. Liverpool fitoi 3-0 ndaj ekipit të Midëllsbrou, skuadra e tretë që ra në Championship. Fitorja i jep të drejtë Liverpool të luajë ndeshje kualifikuese në Champions, si i ekipi i katërt i Premier League. Arsenal dhe Manchester United siguruan zonën e Europa League, por Djajtë e Kuq nëse fitojnë finalen e këtij sezoni me Ajax, do të jenë ekipi i pestë i Premier League, në Champions. Finalja e Europa Legue do të luhet më 24 maj në Stokholm.  Golashënuesi më i mirë i Premier League shpallet Kane i Totenhem, me 28 gola, Lukaku i Everton me 24 gola dhe Sanchez i Arsenal me 23 gola.

Spanjë, Real Madrid kampion

Real Madrid 93 pikë, Barcelona 90 pikë. Mbyllet kampionati spanjoll me Realin kampion. Falë fitores 2-0 ndaj Malaga në transfertë, me dy gola të Ronaldos dhe Benzema, Real Madrid kurorëzohet dhe rikthehet te titullin kampion.

 

[caption id="attachment_24000" align="aligncenter" width="800"] Leo Messi me 38 gola, falë tripletës ndaj Eibar la pas Suarez me 29 në krye të golashënuesve të Spanjës. Rivali i tij kryesor, Cristiano Ronaldo mbajti vendin e tretë me 25 gola. Përveç Barcelonës, edhe Atletico e Sevilja në Champions. Atletico Madrid dhe Sevilja, Në Spanjë, Sporting Gijon, Osasuna dhe Granada ranë në një kategori më poshtë[/caption]

 

Itali, Juventus kampion

Juventus, plot 33 herë kampione e Italisë. Si asnjë ekip tjetër, e ashtuquajtura “Zonja e Vjetër”, e siguroi matematikisht titullin një javë para mbylljes së garës. Me 88 pikë, Juve në javën e mbetur kërkon të ngjitet për statistikë mbi 90 pikë.

Edhe me trofeun e Kupës së Italisë, Juventus si finaliste e Champions është skuadra e vetme e kontinentit që këtë vit mund të fitojë të tre trofetë më të rëndësishëm. Në Champions shkojnë edhe Roma e Napoli. Milan shkon në Europa League, por në ndeshjet kualifikuese. Lazio humbi 1-3 me Inter, në një ndeshje të tensionuar por pavarësisht humbjes mbetet në zonën e Europa League si vendi i katërt. Ndaj Inter mungoi portieri Thomas Strakosha. Atalanta e portierit tjetër Etrit Berisha mban vendin e pestë dhe gjithashtu ka siguruar Europa League. Pescara dhe Palermo ranë në Seria B, ndërsa në javën e fundit ekipin e tretë që do të bjerë në një kategori më poshtë do ta diskutojë Crotone dhe Empoli. Kur mbetet edhe një javë nga mbyllja e Seria A, Edvin Dzeko i Romës kryeson listën e golashënuesve të Seria A. Ai mund të parakalohet nga Martnens i Napolit, me 27 gola, ndërkohë që Beloti i Torinos, 25, si dhe Higuain i Juves e Icardi i Inter, 24, kanë shanse më të pakta për të triumfuar ndaj boshnjakut të Romës në javën e mbetur.

Gjermani, Bajern Mynih kampion

Në Bundesligë, Bayer Munich e siguroi titullin kampion më herët se çdo ekip tjetër i ligave më të rëndësishme të kontinentit. Bavarezët siguruan titullin e 17-të kampion, i pesti radhazi këtë sezon. Leipzig i vendit të dytë dhe Hofenhaim i vendit të katërt, do të jetë risitë e këtij sezoni në Champions League. Borusia e Dortmundit, vendi i tretë, do të jetë nga katër ekipet gjermane në Champions sezonin që vjen. Ekipi i Hamburg, në radhët e së cilës aktivizohet mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj, i shpëtoi rënies pas fitores në javën e fundit 2-1 ndaj Volsburg. Kjo e fundit do të luajë “Play-out”, ndërsa Darmstadt dhe Ingolstadt zbresin në një kategori më poshtë.   Aubameyang i Borusia Dortmund me 31 gola ishte krye-golashënuesi i këtij sezoni, ndërsa  Levandovski i Bayern München e mbylli kampionatin me 30 gola.

 

 

 

Francë, Monaco kampion

Monaco shpallet për herë të tetë kampione e Francës, pas një pritje të gjatë prej 17 sezonesh.  titulli kampion i këtij sezoni në Francë shkon në principatë. Edison Cavani shpallet golashënues më i mirë i këtij kampionati me 35 gola. PSG dhe Nice e mbyllin në vend të dytë e të tretë, duke mbetur gjithsesi në zonën Champions. Bastia dhe Nancy ranë në një kategori më poshtë.

Holandë, Fejnord kampion

Fejnord i Roterdamit i dha fund pritjes prej 19 sezonesh pa titullin kampion. Këtë vit Fejnord pas një sezoni fantastik siguroi titullin e 15-të kampion në Holandë. Dirk Kajt, legjenda e këtij ekipi, paralajmëroi pas titullit të 19 sezoneve më parë se do ta mbyllte karrierën me titullin e radhës dhe pasi bëri realitet ëndrrës, u tërhoq nga futbolli. Ajax doli në vend të dytë dhe PSV në vend të tretë. Ajax mund të sigurojë direkt një vend në Champions, nëse arrin të fitojë të mërkurën finalen e Champions.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: