Festivali 70-të i Kanës hap dyert

Festivali  70-të i Kanës hap dyert
Festivali  70-të i Kanës hapi dyert nën masa të larta sigurie, duke premtuar një edicion të pasur me personalitete të njohura si Nicole Kidman, Isabelle Huppert, Pedro Almodovar dhe Ëill Smith.

Arnaud Desplechin, është francezi, i cili do të ketë nderin të hapë këtë edicion të ri me filmin “Fantazmat e Ismaël”, një trekëndësh dashurie që bashkon për herë të parë Marion Cotillard dhe Charlotte Gainsbourg, përkrah Mathieu Amalric.

Filmi u prezantua në mesditë për rreth 4 500 gazetarët nga mbarë bota që ndodhen tashmë në Kanë.

Nata e hapjes, me Monica Belluci do të fillojë në orën 19:00 me parakalimet e para të yjeve botërorë. Aktorja italiane e kishte pasur tashmë këtë rol në vitin 2003.

“Është dashuria ime për kinemanë që më shtyn ta bëj këtë. Mendoj gjithashtu se duhet të falënderoj Festivalin e Kanës, pa të cilin rruga ime nuk do të ishte e njëjta”, theksoi ajo.

“Kurrë nuk kemi ftuar kaq yje ndërkombëtare, veçanërisht për një mbrëmje të jashtëzakonshme të martën e ardhshme që do të jetë pika kulminante e këtij edicioni të 70-të të festivalit”, theksoi presidenti Pierre Lescure. j/m

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: