Festivali i dytë shqiptaro-amerikan, Mira Konçi i rikthehet skenës në Michigan

Festivali i dytë shqiptaro-amerikan, Mira Konçi i rikthehet skenës në Michigan
Komuniteti shqiptaro-amerikan në Michigan do të organizojë festivalin e dytë Amerika Shqiptare në “Hart Plaza” të  Detroit, nga datat 2, 3 dhe 4 qershor.

Festivali do të sjellë këngëtarët më të mirë shqiptarë, kudo që ata ndodhen, që të ndihmojnë për të ndarë kulturën shqiptare me komunitetin që jeton atje si dhe me amerikanët.

Festivali ndihmohet edhe nga kisha Katolike Shqiptare St. Paul, kisha Orodokse Shqiptare St. Thomas,  Qendra Islamike Shqiptare,  Qendra e Bektashinjve Shqiptarë,  si dhe nga organizatorët shqiptaro-amerikan të Metrosë së Detroit. Ky festival, pra, bashkon të gjitha komunitetet shqiptare si pjesë e veçantë e kulturës sonë të njohur ndërkombëtarisht mbi harmoninë fetare.

Jetojnë rreth 100,000 shqiptarë në jug të Michigan.

Lista e artistëve pjesëmarrës:

NIkoll Nikprelaj, Sabri Fejzullahu, Gena, Genta Ismajli, Fredrik Ndoci, Endri & Stefi Prifti, Gjuste Vulaj, Gezim Nika, Ermira Babaliu,  Artur Matia, Mira Konçi, Shpëtim Saraçi, Enkeljda Arifi, Hysni Alushi, Dorina Tiko, Valbona Mema, Anila Hoxha, Hana Nikprelaj, Liri Dedvukaj, Elisa, Mirush Kabashi.

Mes këngëtarëve të ftuar bie në sy rikthimi i Mira Konçit në skenë, e cila do të jetë pjesëmarrëse me bashkëshortin e saj, Shpëtim Saraçi. Mira Konçi i ka munguar prej disa vitesh skenës shqiptare.

Në këtë festival do të ketë edhe artistë lokalë dhe grupe tradicionale nga Michigan, New York  dhe Chicago.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: