Fidanë me kanabis fshehur mes pemëve, bie në pranga 59-vjeçari nga Kruja

Fidanë me kanabis fshehur mes pemëve, bie në pranga 59-vjeçari nga Kruja
Kultivuesit e lëndëve narkotike po përdorin edhe fantazinë për të gjetur mënyra të reja si të kultivojnë lëndët narkotike, me qëllim që t’i shpëtojnë policisë.

Kështu ka vepruar një i moshuar nga Kruja, por ai u zbulua dhe më tej, përveç se fidanët iu asgjësuan, 59-vjeçari u prangos.

Policia e Krujës njoftoi se ka asgjësuar 159 fidanë kanabis sativa, duke arrestuar një 59-vjeçar, Xhafer Basha.

Pas arrestimit të tij filloi procedimi penal edhe për kryeplakun e fshatit Mafsheq G.F, 53-vjeç.

Policia njoftoi se, “Më datë 22.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Krujë, në vendin e quajtur “Shqezë”,  pranë banesës së shtetasit Xh. Basha , u konstatuan dhe  asgjësuan me anë të djegies 159 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Droga ishte fshehur mes pemëve, në një ambient të përshtatshëm për rritjen e tij”, - sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: