Finalja e kupës Skënderbeu-Tirana, çmimet e biletave “pak si të kripura”

Finalja e kupës Skënderbeu-Tirana, çmimet e biletave “pak si të kripura”
Dalin në shitje biletat për Finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana.

Kjo finale do të zhvillohet në datën 31 maj, ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo do të jketë ndeshja që mbyll sezonin futbollistik për këtë vit.

Federata Shqiptare e Futbollit publikon çmimet e biletave për këtë ndeshje:

Biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit në Elbasan, pranë stadiumin "Selman Stermasi" Tiranë dhe pranë stadiumit në Korçë. Çmimet konsiderohen të lartë, megjithëse interesi për një finale mbetet gjithnjë i lartë.

Tirana para kësaj finaleje që në rast se e fiton pret një biletë në Europa League, duhet të sigurojë të shtunën mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Nga ana tjetër Skënderbeu pret Partizanin në Korçë për vendin e dytë, por edhe vendi i tretë i siguron një biletë në Europë, çka do të thotë trofeu i kupës do të jetë prestigj për korçrët.

Tifozeria e Skënderbeut do të vendoset në tribunat: A1 , A2, B1, B2 dhe G1, G2, G3

Tifozeria e Tiranës do të vendoset në tribunat: A3, A4, B4,B5 dhe  C1, C2 , C3

Çmimi i biletave për finalen Skënderbeu-Tirana

Tribuna VIP                                         3000 lekë

Tribuna B2, B3, B4,A3                        2000 lekë

Tribuna A1,B1,A4,B5                          1000 lekë

Tribuna E,F,D                                      500 lekë

Tribuna C1,C2,C3,G1,G2,G3              300 lekë

/a.m/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: