Gaz Demi: Partizani mbi nivelin e FSHF-së

Gaz Demi: Partizani mbi nivelin e FSHF-së
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, thotë se ekipi i tij është mbi nivelin e FSHF-së, duke bërë fajtor për garën pikërisht institucionin e organizimit të garës. Presidenti i Partizanit ka qenë edhe herë të tjerë kritik ndaj rolit të FSHF-së, ndërsa ka shprehur sërish pakënaqësi mbi nivelin e gjykimit.

“Më ka bërë përshtypje deklarata e fundit e presidentit të Komitetit të Arbitrimit Tahir Kastrati, i cili së fundmi i ka kritikuar të gjithë arbitrat për ndeshjet e Javës së 34 të kampionatit. Nuk dua të merrem me arbitrimin,” – theksoi Demi.

“Kastrati i ka bërë thirrje edhe presidentëve të klubeve të jenë sa më bashkëpunues dhe ti denoncojnë me fakte, sigurisht nëse kanë, gjyqtarët e korruptuar. Them se më parë Kastrati duhet ti bëj thirrje presidentit të vet të FSHF-së dhe vetes së tij meqë është edhe president i Komitetit të Arbitrimit , në mënyrë që ta rregullojnë këtë punë sa më mirë,” – u shpreh më tej Demi për RTSH.

Lidhur me çështjen sesa e kanë sfiduar Partizanin aleancat e rivalëve, Demi përgjigjet: “Është një Partizan që po ngrihet nga dita në ditë më i mirë. Këtë punën e aleancave nuk dua ta dëgjoj se çfarë bëjnë të tjerët , ne si Partizan do të jemi gjithmonë në garë sipas rregullave.”

Për Federatën Shqiptare të Futbollit Presidenti Demi mjaftohet vetëm me një batutë,  “Partizani do të jetë mbi nivelin e Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo është e sigurt.”

Foto, presidenti i Partizanit Gaz Demi, marrë nga profili zyrtar i klubit Partizani

Shpërndajeni me miqtë tuaj: