Gjejeni kush vjen të pijë? Eksperimenti me një kovë ujë (Video)

Gjejeni kush vjen të pijë? Eksperimenti me një kovë ujë (Video)
Quhet “The Bucket”, “Kova”, projekti i fundit video i “The Field Lab”, laboratori i kërkimit që eksperimenton jetën në shkretëtirën e Teksasit.

Telekamera e vendosur në fund të enës së mbushur me ujë të freskët, ka filmuar kafshët e fermës. Nga George, lepuri, te Ben, kali, duke përfshirë dhe miqtë e tjerë të ndryshëm që ndalojnë të pinë ujë, si insektet.

Imazhe që kanë marrë brenda pak ditësh më shumë se 5 milionë klikime. “Bletët e rëna në ujë, janë shpëtuar”, sigurojnë ideatorët, autorë të videove të tjera të jetës baritore në shkretëtirë, të publikuara në “Youtube”.  /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: