Gjirokastër, sezoni i ri turistik promovohet përmes aktiviteteve kulturore

Gjirokastër, sezoni i ri turistik promovohet përmes aktiviteteve kulturore
Çelet në Gjirokastër sezoni i ri turistik, shoqëruar me një sërë aktivitetesh kulturore. Të rinjtë e ardhur nga zona të ndryshme të qytetit të gurtë, promovuan gatimet tradicionale dhe produktet artizanale.

Ndërtesat karakteristike të Gjirokastrës janë një tjetër tërheqje për vizitorët.

Në ceremoninë festive të mbajtur në pazarin karakteristik u mbollën lule dhe të rinjtë promovuan zonat nga vinin përmes një panairi kulinarie dhe artizanal.

Pjesë e aktiviteteve për çeljen e sezonit turistik u bënë dhe vizitat në Muzeun etnografik, i cili pas restaurimit i është kthyer në shërbim të turistëve, si edhe banesat e restauruara të shndërruara në bujtina.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: