Greqi, arrestohet shqiptari pranë kufirit greko-shqiptar me rreth 20 kg kanabis

Greqi, arrestohet shqiptari pranë kufirit greko-shqiptar me rreth 20 kg kanabis
Policia greke ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, 25 maj 2017, një shtetas shqiptar të moshës 26-vjeçare dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale më shumë se 20 kilogramë kanabis.

Shqiptari u ndalua në një zonë pyjore, pranë vendit të quajtur Kavasila, në distancë shumë të afërt nga kufiri shtetëror.

Ai akuzohet se bashkë me një person tjetër, i cili i shpëtoi arrestimit, po sillnin në Greqi 20,7 kg kanabis, të futur në dy çanta udhëtimi. Ata kishin kaluar kufirin në orët e mbrëmjes dhe i diktuan ndërsa po ecnin në këmbë në territorin grek.

Shtetasi shqiptar pritet të  dalë sot për gjykim, i akuzuar për trafik droge, por edhe për hyrje të paligjshme në territorin e  shtetit  grek. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: