Gruevski dhe Zaev nesër dhe pasnesër dalin para gjykatës

Gruevski dhe Zaev nesër dhe pasnesër dalin para gjykatës
Pas një ndërprerjeje prej një muaj e gjysmë, nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve, njëri pas tjetrit, përsëri do të ulen liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në rastet kundër tyre që po i udhëheq Gjykata penale në Shkup.

Seancat dëgjimore kundër Gruevskit dhe Zaevit vijnë një javë pas kaosit dhe dhunës në Parlament. Një nga rastet, për atë që është akuzuar lideri i VMRO-DPMNE, së bashku me 13 persona të tjerë i referohen dhunës së ngjashme të tillë (jo aq të përgjakshme) – para komunës Qendër në vitin 2013.

Nga Gjykata Penale, thonë nëse se nesër dhe pasnesër do të mbahen seancat dëgjimore, por ato edhe mund të shtyhen. Nga atje nuk kanë lajmëruar as nëse ndonjëri nga palët ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: