Kryetari i VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevski, përsëriti sot qëndrimin e tij që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet të parakohshme parlamentare në të cilat, siç theksoi, ai, partia e tij do të jetë fituese.
“Apeloj që më 15 tetor, data për të cilën përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që të mbahen zgjedhjet lokale, të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Besoj se, gjërat do të ecin në drejtimin e duhur. Pesëmbëdhjetë tetori është afati më i afërt që LSDM-ja mund të pranonte në bisedimet dhe shpresoj se VMRO do jetë parti fituese në këto zgjedhje parlamentare dhe do të dalë sërish si fituese e zgjedhjeve lokale”, tha Gruevski. /e.a/
Foto: Google