Hadërgjonaj, Zvicra i merr Shqipërisë një tjetër talent

Hadërgjonaj, Zvicra i merr Shqipërisë një tjetër talent
Pas Albian Ajeti, Zvicra i merr Shqipërisë edhe Florent Hadërgjonaj.

Edhe mbrojtësi i Ingolstadt ka marrë ftesë nga kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e fillimit të muajit qershor, për miqësoren ndaj Bjellorusisë si dhe ndeshjen eliminatore kundër Ishujve Faroe.

Hadërgjonaj ishte vëzhguar edhe nga De Biasi, madje “Albanian Free Press” bëri të ditur edhe interesimin e tij para rreth një muaji, por fakti që ai luan si mbrojtës i krahut të djathtë, rol  që mban Elseid Hysaj, nuk solli interesin e duhur kuqezi, duke bërë që edhe ai të kalojë te Zvicra.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: