Hap siparin “South Outdoor Festival” në Vlorë, promovim zonave turistike

Hap siparin “South Outdoor Festival” në Vlorë, promovim zonave turistike
“South Outdoor Festival” ka hapur siparin për 3 ditë me radhë në Pilur të Vlorës dhe synon promovimin e zonave të thella malore të qarkut të Vlorës.

Të pranishëm ishin ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milava Ekonomi, e shoqëruar nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, krerët e bashkive të Vlorës dhe Himarës dhe drejtori i GIZ në Shqipëri, Hans-Jürgen Cassens.

Hapja e sezonit turistik në Himarë, kësaj here kishte në qendër të vëmendjes promovimin jo vetëm të detit, por edhe të malit, për të treguar që turizmi nuk nënkupton vetëm det dhe sezon veror, por dhe turizëm malor dhe turizëm aventure.

Autoritetet synojnë që ky event të bëhet i përvitshëm dhe të sjellë mundësi për zhvillimin e zonave përreth. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: