Horoskopi sot, e enjte 25 maj 2017

Horoskopi sot, e enjte 25 maj 2017
Dashi

Mund të gaboheni kur të bëni zgjedhjet për jetën tuaj sentimetale dhe ndonjë surprizë e pakëndshme mund t’ju kapë në befasi. Vendosni nëse duhet të ndryshoni faqen e jetës suaj. Beqarët do të kenë shumë mundësi të njohin persona të rinj. Në punë mos i zvarrisni disa angazhime nëse doni që rezultatet tuaja të jenë të dukshme. Një diskutim me një koleg do t’ju mërzisë.

Demi

Ditë e mirë për dashurinë. Do të gjeni tek partneri/ja mbështetjen e duhur për të përballuar gjithçka me shumë qetësi. Mirëkuptimi në çift do të japë rezultate të mira. Beqarët mund të fillojnë një histori të re, me dikë që do t’u vjedhë zemrën. Një e papritur do të vendosë për fatin e karrierës suaj. Do të lehtësoheni edhe nga ana financiare.

Binjakët

Jeta në dashuri do t’ju shpërblejë dhe do t’ju ndihmojë të duroni shqetësimet tuaja. Do të rifitoni besimin e personit të zemrës dhe kjo është vërtet e rëndësishme. Beqarët sot do të takojnë dashurinë dhe mund të jetojnë një eksperiencë të veçantë. Mos hiqni dorë në punë, edhe nëse keni ndonjë moment  pasigurie. Raste më të mira do të vijnë.

Gaforrja

Mos jini shumë kritikë me personin e zemrës dhe jepini hapësirë iniciativave tuaja në dashuri, që janë limfa e një raporti. Zgjeroni rrethin tuaj të miqësive dhe jini të hapur për dialog. Beqarët do të jenë në humor të keq dhe do të ndihen të pakënaqur. Jupiteri ju sjell raste të shkëlqyera paradite. Përpiquni t’i shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme.

Luani

Melankolia dhe nostalgjia sot do t’ju fusin në krizë dhe do t’ia ngjisni humorin e keq edhe partnerit/es që nuk ka asnjë faj. Përpiquni të jeni të kuptueshëm! Beqarët do të zbulojnë me kënaqësi që zemra e dikujt rreh për ta. Bëni kujdes me hapat e gabuara në punë dhe ruani shpatullat nga bashkëpunëtorët jo të sinqertë.

Virgjëresha

Angazhohuni për të zgjidhur një çështje sentimentale dhe merrni një vendim nëse diçka nuk shkon si duhet. Beqarët do të kalojnë një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e një personi fantastik. Dielli dhe Jupiteri do t’ju japin mjaftueshëm energji, për të cilat keni nevojë për të patur sukses. Pak fat do t’ju ndihmojë në rrugën tuaj.

Peshorja

Mos u turbulloni nga rikthimi i një personi të shkuarës dhe lini pas krahëve çdo lloj shqetësimi. Eksperiencat e kaluara do t’ju mësojnë të vlerësoni të tashmen. Beqarët do të zgjerojnë horizontin e tyre. Sot jini diplomatikë, dhe angazhohuni që të përfundoni projektet tuaja.

Akrepi

Çlirohuni nga kujtimet e dhimbshme dhe dorëzojuni dashurisë. Ndonjë shije e keqe e së shkuarës do të largohet vetë me kalimin e kohës. Largojini personat e shtirur nga jeta juaj. Evitoni polemikat dhe vlerësoni situatat që ju paraqiten. Mos jini shumë krenarë dhe pranoni të bashkëpunoni edhe me persona që nuk i duroni dot.

Shigjetari

Mirëkuptimi me partnerin/en është perfekt dhe do të mund të përballoni çdo lloj problemi. Mund të bëni projekte për të ardhmen. Beqarët do të jetojnë një ditë të shkëlqyer në shoqëri të miqve të mirë. Besueshmëria dhe aftësitë tuaja do të jenë një motiv i vlefshëm për të bindur një person t’ju ndihmojë të çoni përpara një projekt ambicioz.

Bricjapi

Jeta private sot do të ndiejë ngrohtësinë e gjysmës tjetër të zemrës suaj. Raporte të shkëlqyera familjare dhe miqësi të sinqerta. Për beqarët është një ditë pa të reja në dashuri. Në punë do të keni të papritura, që mund t’ju mërzisin. Kujdes mos bëni hapa të gabuar.

Ujori

Hëna sot nuk do të jetë në favorin tuaj dhe duhet të përpiqeni të mos bëni gabime që mund të ndikojnë në lidhjen tuaj. Reflektoni para se të veproni. Beqarët do të jenë dinamikë dhe ky do të jetë një moment i mirë për t’i dedikuar vetes një pushim. Do të jeni plot me energji dhe iniciativë. Sot është dita perfekte për të përfituar nga mundësitë që ju jepen në punë. Dëgjoni para se të replikoni.

Peshqit

Nuk do të keni asnjë problem për të dialoguar me partnerin dhe për të kërkuar sqarime. Yjet ju favorizojnë sot. Beqarët sot do të tërheqin shumë vëmendje. Fati është me ju edhe në sektorin profesional, ku do t’ju njihen meritat dhe do të shpërbleheni. Mos u kënaqni me pak, por kërkoni atë që meritoni.  /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: