Horoskopi sot, e premte 26 maj 2017

Horoskopi sot, e premte 26 maj 2017
Dashi

Sot do të jeni me partnerin/en, miqtë dhe familjarët. Jeta sentimentale po ju dhuron emocione të bukura dhe jeni të gatshëm për të bërë projekte afatgjata. Beqarët duhet të bëjnë ndonjë sforco të vogël për t’u përqendruar tek një histori e re. Një projekt i juaji mund të nisë sot. Jini më optimistë në çështjet profesionale!

Demi

Dashuria sot do t’ju japë përgjigje për shumë gjëra, ndërkohë që mund të zbuloni mirëkuptimin perfekt në çift. Disa prej jush mund të rifitojnë një dashuri të humbur. Beqarët sot do të sqarohen në mënyrë përfundimtare me disa persona. Karriera juaj mund të marrë një shtysë të mirë, kështu që kini besim tek aftësitë tuaja dhe ruani raporte të shkëlqyera me kolegët dhe eprorët.

Binjakët

Partneri ju ka lënë pas dorë dhe ju ndiheni si të braktisur. Mos dilni në konkluzione të nxituara. Me Hënën e re në shenjë, beqarët mund të krijojnë miqësi të reja. Një seri të papriturash në punë, nuk do t’ju favorizojë. Përvishni mëngët dhe jini konstruktivë nëse doni t’i shkoni deri në fund gjërave.

Gaforrja

Do të jeni miqësorë, komunikues dhe do të keni shumë dëshirë t’i kujtoni partnerit të bëjë më shumë për ju. Merrni iniciativën dhe prenotoni një vend të bukur për të kaluar një mbrëmje intime. Beqarët mund të zgjerojnë rrethin e miqësive dhe të jetojnë Aventura të reja. I keni sytë të përqendruar  tek ajo që pritet të ndodhë në punë. Mos lejoni t’ju ikin nga duart rastet e mira.

Luani

Nëse ndiheni pak të rënë moralisht, mos bini në krizë dhe evitoni t’ia transmetoni partnerit frikërat dhe pasiguritë tuaja. Në mbrëmje situata do të përmirësohet. Beqarët sot do të kenë rastin të marrin një vendim për të ardhmen. Mos bëni hapa të gabuar në punë dhe jini diplomatikë me ortakët dhe bashkëpunëtorët. Do të keni mundësi të shkëlqyera për të rritur cilësinë në punë.

Virgjëresha

Është një periudhë e luhatshme, me ulje-ngritje humori edhe në sferën dashurore. Ju ka kapur një ndjesi pasigurie që po ju shkatërron, sqarohuni me partnerin/en. Beqarët mund të kalojnë një mbrëmje të këndshme me një person special. Prakticiteti juaj godet në shenjë dhe projektet tuaja krijuese do të rezultojnë fituese. Do të arrini të përfundoni me sukses disa aktivitete.

Peshorja

Shumë dyshime për lidhjen tuaj do të hidhen poshtë dhe do të rigjeni harmoninë me personin e zemrës. Afrohuni për të bërë paqe. Beqarët duhet të mbajnë mend eksperiencat e kaluara për të mos u futur sërish në telashe. Do të ndryshoni trajektoret e punës suaj dhe energjitë do t’ju çojnë larg.

Akrepi

Mos ngrini barriera, por dialogoni për të evituar keqkuptime të kota. Ndërhyrja e një personi tjetër mund të shtojë tensionin me partnerin/en. Mos kini besim! Ata që janë në kërkim të dashurisë do të marrin lajme të mira. Zgjidhni një çështje profesionale që kërkon vëmendjen tuaj! Evitojini pendesat nëse doni të ecni përpara.

Shigjetari

Ndonjë moment parehatie për shkak të kujtimeve të këqija do t’ju bëjë të ndiheni të thyer këtë mëngjes. Jeta sentimentle po e merr veten, kështu që mos kini frikë, shumë shpejt do të kthehet qetësia. Shumë shpejt do të keni avantazhe nga një projekt i sapo nisur. Ndërkohë shikoni përreth për të mos humbur vëmendjen nga prioritet tuaja.

Bricjapi

Do të jeni dinamikë dhe plot gjallëri, të lumtur për harmoninë që mbretëron në lidhjen tuaj. Relaksohuni dhe shijojeni këtë ditë të bukur, yjet janë nga ana juaj. Për beqarët janë në mbërritje surpriza të shkëlqyera. Edhe në jetën sentimentale do të jeni plot ide dhe projekte për të çuar përpara.

Ujori

Një ish i vjetër do të trokasë në zemrën tuaj, por ju nuk do të jeni më të gatshëm për një lidhje me të. Mbajini sytë tek e tashmja që ju premton një jetë plot me të reja. Beqarët duhet të përpiqen të jenë më të përqëndruar. Në punë reflektoni sa duhet për të treguar se çfarë dini të bëni. Kujdes nga ziliqarët!

Peshqit

Perfekt mirëkuptimi me partnerin, madje mund të keni edhe në plan bashkëjetesën. Jeni të disponueshëm për të marrë përsipër përgjegjësitë tuaja. Beqarët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të marrin shumë komplimente. Kini besim në vetvete dhe do të shikoni që edhe të tjerët do të varen nga ju. Raste të shkëlqyera në punë. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: