Humb jetën shoferi në Tiranë, bie nga 10 metra lartësi

Humb jetën shoferi në Tiranë, bie nga 10 metra lartësi
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Shupal Zallbastar.

Policia njofton  se në spital ka mbërritur i vdekur shtetasi S. F dhe nga  hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”, ka parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin por si pasojë e shpejtësisë së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë rrethanave të këtij  aksidentit. /e.g/

Foto ilustruese: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: