Inagurohet “Shtëpia me Gjethe”, Rama: Thesar i kujtesës sonë kolektive

Inagurohet “Shtëpia me Gjethe”, Rama: Thesar i kujtesës sonë kolektive
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në inaugurimin e muzeut te ri të Gjetheve, muzeu më i ri në Shqipëri, një shtëpi që përdorej për zyrat e shtetit në kohën e komunizmit.

Ai tha se brenda saj, “fshihet një thesar i kujtesës sonë kolektive, na jep mundësi të zbulojmë pjesëza të një mozaiku që mbetet ende për t’u zbuluar plotësisht me ngjarje, personazhe, lidhje mes shtetit, njerëzve, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës”.

“Për shumëkënd për fat të keq këto hapësira janë si rikthim i errësirës, ndërsa për mua hedhja e dritës në këto errësira është ushqimi  i shpresës që lidhet me plotësimin e vrimave të zeza të kujtesës sonë kolektive dhe të gjithsecilit. Është një pasuri e madhe që sot kthehet në funksion të këtij procesi duke dhënë mundësinë të gjithëve të kenë një takim fizik me të shkuarën dhe ta përballin pa ndërmjetës, pa përkthyes, të cilët bëjnë secili përkthimin e tyre në funksion të axhendave politike dhe pastaj personale”, tha Rama.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: