Incidenti me biçikletë, vdes ish-kampioni i Moto GP, Nicky Hayden

Incidenti me biçikletë, vdes ish-kampioni i Moto GP, Nicky Hayden
Nicky Hayden nuk ia del dhe ka ndërruar jetë në spitalin “Bufalini” të Çezenës në Itali. Piloti 35-vjeçar amerikan i Superbike ka vdekur për shkak të dëmtimeve cerebrale të pësuara në kokë dhe në pjesën e stomakut pas incidentit me biçikletë të mërkurën e shkuar, ndërsa stërvitej në zonën e Riccione-s.

Piloti 35-vjeçar amerikan, kampion në Moto GP në 2006-ën dhe këtë vit i përkushtuar në Superbike me Honda-n, është përplasur nga një makinë ndërsa stërvitej me biçikletë rreth orës 14:00 të së mërkurës së 17 majit, në aksin rrugor Riccione-Tavoleto.

Bicikleta e tij përfundoi e shkatërruar në krah të rrugës, ndërsa piloti u përplas me pjesën e përparme të makinës tip “Peugeot” që e aksidenti. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: