Irak, kamera kthehet në ‘anti-plumb’ për gazetarin (Video)

Irak, kamera kthehet në ‘anti-plumb’ për gazetarin (Video)
Një kamerë e tipit GoPro, ka rezultuar një “anti-plumb” i vërtetë për një gazetar në Irak, teksa është qëlluar me armë zjarri nga militantë të Shtetit Islamik.

Ammar Alwaely ishte duke filmuar pamjen e shkatërruar nga lufta në Mosul, kur u shënjestrua nga grupi terrorist.

Plumbi u pengua nga aparati i tij fotografik, duke e shpëtuar atë nga ndonjë nga ndonjë plagosje e rëndë. Kjo ishte si një barrierë për gazetarin, pasi nëse do të prekte trupin e tij, kishte mundësi që plumbi t’i përshkruante trupin.

Sapo ka konstatuar rrezikun, Ammar është futur në makinë për t’u mbrojtur. Videoja e xhiruar ka bërë xhiron në ueb. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: