Ish-Pussycat Dolls seksi kërcen... "Dirty Dancing" (Video)

Ish-Pussycat Dolls seksi kërcen... "Dirty Dancing" (Video)
Në vitin 2010 fitoi "Dancing with the Stars" dhe 7 vjet më pas Nicole Scherzinger, ish-Pussycat Dolls, kthehet të kërcejë, seksi dhe tërheqëse, në rolin e filmit kult në televizion, "Dirty Dancing".

Në serinë e re televizive, e cila debuton në 24 maj, do të jetë mësuesja e kërcimit Penny Rivera, e cila mbetet shtatzënë dhe vendos të abortojë, duke ia lënë kështu Baby-t, nderin për ta zëvendësuar mes krahëve të Johnny (mitiku Patrick Swayze, tani i interpretuar nga Colt Prattes) për kërcimin e fund sezonit në fshat për pushime.

Në Instagram, Scherzinger, e cila është në jurinë e "Dancing with the Stars", ka postuar një foto superseksi pas kuintave të spektaklit televiziv, ku pikërisht me Prattes, balerin profesionist, ka interpretuar në "dirty dancing" për të njoftuar debutimin në rolin televiziv të filmit.

Mbi rolin, Nicole, ka thënë: “Kur mësova se do të interpretoja Penny-n, që donte të abortonte, vendosa të mos e pranoja skenarin. Unë jam kundër abortit”...

Nuk mbetet veç se të shihet nëse interpretuesit e rinj do të dinë të dhurojnë të njëjtat emocione të personazheve historikë. /e.a/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: