Itali, gjenden të vdekur dy të rinj shqiptarë

Itali, gjenden të vdekur dy të rinj shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një minierë të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia.

Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe njëri prej tyre është identifikuar. Ai quhet Fabiol Kycyku 19 vjeç, familjarët e të cilit kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregdetare që të çon në territorin turistik “Cinque terre”.

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.

Lidhur me këtë ngjarje policia italiane ka nisur një proces hetimor. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: