Jahmir Hyka flet pas “mrekullisë”, golit që mahniti futbollin amerikan

Jahmir Hyka flet pas “mrekullisë”, golit që mahniti futbollin amerikan
 

San Jose Earthquakes e gjeti “ilaçin” dhe emri i tij është Jahmir Hyka.

Futbollisti shtat-shkurtë realizoi një gol kryevepër, reklamë për futbollin amerikan.

Hyka dhuroi një tjetër paraqitje fantastike pas fitores së mbrëmjes së shtunë, pas humbjes 3-0 të javës së kaluar, duke e bërë edhe më të bukur këtë triumf.

“Pas ndeshjes kundër Colorado, ne ramë pak nga besimi,” – shpreh Hyka. - “Por ne e dinim se ishim një skuadër e mirë dhe po ashtu që përballë kishim një kundërshtar të mirë. Ne donim të ishim kompaktë, pritëm shanset tona dhe mendoj se bëmë një ndeshje të mirë.”

“Po luanim shumë mirë në ato momente. Marco [Ureña] bëri një pasim të shkëlqyer për mua,” = theksoi Hyka, i cili sqaroi se ishte thjesht çështje sekondash kur ai duhet të vendoste për të pasuar apo të godiste vete dhe e kaloi topin pas kokës së Hedges. “Nuk di si ta shpjegoj. Ishte një kontakt i mirë me topin dhe një përfundim i shkëlqyer dhe jam i lumtur për këtë.”

I ka mjaftuar një sezon futbollistit të kombëtares sonë në SHBA, që të tregojë klasin e tij.

Goli i tij vendimtar në ndeshjen ndaj FC Dallas, falë një asisti të Marco Urena, është konsideruar një prej golave më të bukur të javës, por ndoshta edhe të këtij kampionati në SHBA.

FC Dallas humbi me San Jose Earthquakes, në minutat e fundit falë golit që realizoi Hyka.

Foto, momenti i golit nga Jahmir Hyka, marrë nga mlssoccer.com

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: