Jay-Z dhe Beyoncé, një nga çiftet më të pasura në botë  

Jay-Z dhe Beyoncé, një nga çiftet më të pasura në botë  
Ndërsa është në pritje për të lindur binjakët, revista “Forbes” ka publikuar se Beyoncé dhe Jay-Z janë një çift i artë, jo vetëm në aspektin e dashurisë, por edhe në atë financiar.

Të zgjedhur që në 2012-ën si “çifti artistik më i pasur në botë”, sipas revistës amerikane, shuma e pasurisë së mbretëreshës së 'r'&'b’ dhe reperit të famshëm, mund të shkojë deri në 1.16 miliardë dollarë.

Beyoncé ka arritur të fitojë 350 milionë dollarë, duke arritur në vendin e 46-të mes grave më të pasura në Amerikë. Ndërsa bashkëshorti i saj, ka një pasuri prej 810 milionë dollarë që e renditin të dytin në klasifikimin e këngëtarëve më të pasur të “hip hop”-it, me “vetëm” 10 milionë dollarë distancë nga numri një, Diddy.

Pjesa më e madhe e fitimeve të divës së muzikës botërore, kanë ardhur nga albumi “Lemonade” dhe nga "The Formation World Tour", ku janë arkëtuar 225 milionë euro. /e.a/

Foto: Beyonce dhe Jaz-Z (Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: