John Terry bën milionerë bastexhinjtë, parashikuan ndërrimin e tij në 26’

John Terry bën milionerë bastexhinjtë, parashikuan ndërrimin e tij në 26’
Me mijëra paund janë fituar nga bastexhinjtë mbi ndërrimin e kapitenit të Chelsea, John Terry, në minutën e 26-të të ndeshjes së fundit të kampionatit anglez, luajtur të djelën në “Stamford Bridge” ndaj Sunderland.

Mbrojtësi 36-vjeçar vendosi të largohej në atë minutë të ndeshjes me Sunderland, numrin e së cilës mbante edhe mbi fanellë.

Një bastexhi tha se koeficienti ishte 1 me 100 dhe ai luajti 25 paund duke fituar 2500 paund vetëm nga ndërrimi i Terry në 26’ të ndeshjes.

Ndërrimi ndodhi fiks në 26’, ndërsa ai në 28’ kaloi vijat e para pasi iu desh për dy minuta të ndahej edhe me shokët dhe publikun.

Disa nga bastexhinjtë thanë se e dinin planin që Terry do të ndërrohej në 26’.

Një bastexhi fitues, që luajti 10 paund, në kushtet e anonimitetit, i tha se “Press Association” se “vendosa bast ngaqë isha i sigurt se ai do të rikthehej titullar në ndeshjen e fundit dhe do të ndërrohej.”

“Nuk luaj normalisht. Ishte hera e dytë që luaja në baste.”

“Isha i suprimuar nga koefiçenti i lartë.”

Terry pranoi se lamtumira me Chelsea, që erdhi në minutën e 26-të të ndeshjes së fundit ndaj Sunderland ishte ide e tij dhe madje kishte rënë më herët dakord me trajnerin, Antonio Conte.

Conte tha se “Ai e meritonte sepse  është një legjendë për klubin e Londrës, madje dhe një nga mbrojtësit më të mirë në botë.”

Trajneri i Sunderland, David Moyes, i cili dha sot dorëheqjen pas rënies së skuadrës së tij në një kategori më poshtë, pranoi se edhe skuadra e tij ishte dakord të nxirrte topin jashtë, me qëllim që të realizohej në atë minutë ndërrimi i Terry.

Foto, lamtumira e John Terry me Chelsea, marrë nga BBC

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: