Juve 3-0 ndaj Crotone dhe vjen titulli i 6 radhazi kampion, rekord në Itali!

Juve 3-0 ndaj Crotone dhe vjen titulli i 6 radhazi kampion, rekord në Itali!
Juventus shpallet matematikisht kampion pas fitores 3-0 ndaj Crotone, kur mbetet edhe një ndeshje nga mbyllja e Seria A. Realizojnë Mandzukiç në 12’, më pas Dybala nga pika e bardhë më 39’ në pjesën e parë. Kjo ndeshja nuk pati histori më tej, përveç një goli të tretë që realizoi Alex Sandro.

Pas Kupës së Italisë, që fitoi ndaj Lazio, Juve feston titullin kampion dhe mendon për finalen e madhe të Cardiff, për Champions, që do të luhet më 3 qershor ndaj Real Madrid.

“Zonja e Vjetër” shkon në këtë finale me një rekord, sepse asnjë ekip tjetër në Itali nuk kishe fituar gjashtë tituj radhazi kampionë. Juve ka shansin të realizojë tripletën e famshme këtë sezon me trofeun Champions.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: