Juve ngriti trofeun, Strakosha: Keqardhje për tifozët tanë, na lanë pa fjalë

Juve ngriti trofeun, Strakosha: Keqardhje për tifozët tanë, na lanë pa fjalë
Lojtarët e Lazio dolën me duartrokitjet e publikut, pavarësisht humbjes me Juventus në finalen e Kupës së Italisë. Lazio bëri përpjekjet maksimale për ta mbyllur sezonin me një trofe, por në fund ishte Juventus që fitoi Kupën e Italisë, 2-0.

Portieri kuqezi i Lazio, Thomas Strakosha, në profilin e tij “Instagram” ka shprehur zhgënjimin e humbjes, me kampionët e Italisë. “Humbja e një finaleje është diçka e padëshirueshme për çdo futbollist, por më vjen keq që humbëm para një publiku që me të vërtetë na la pa fjalë. Kudo me ju.” Portieri shqiptar mbeti i impresionuar nga koreografia e tifozëve të Lazio, që kishin përgatitur para finales në stadiumin Olimpico të Romës.

Alvesh në 12’ dhe Bonucci në 24’ realizuan dy golat e fitores për Juventus. Bardheiznjutë siguruan trofeun e parë të këtij sezoni. Në fundjavë, Juves i duhet vetëm një barazim përballë Crotone për të fituar titullin kampion të Seria A, ndërsa më 3 qershor do të luajë ndaj Real Madrid në finalen e Champions League. Në rast të një suksesi edhe në këtë kompeticion, Juventus do të mund të realizojë tripletën e famshme.

(Foto marrë nga Google, momenti i golit të Bonucci në portën e Strakoshës)

a.m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: